Atletja e ka apeluar vendimin në CAS

Atletika

Atletja e ka apeluar vendimin në CAS

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 11:21
Atletja e ka apeluar vendimin në CAS

Atletja amerikane Brianna McNeal ëshë pezulluar për 5 vjet nga të gjitha eventet sportive, për shkak të shkeljes së rregullave antidoping.

Vendimi është marrë nga komisioni i Athletics Integrity Unit, që e shpalli 29-vjeçaren fajtore. Ajo akuzohet për “ndërhyrje në procesin e menaxhimit të rezultatit”.

McNeal është kampioni olimpike në garën e 100 metrave me pengesa në “Rio 2016” dhe kampione e botës në vitin 2013 në këtë disiplinë.

Atletja e ka apeluar vendimin në CAS, që pritet të shprehet para Olimpiadës. Vendimi është marrë në prill, por pezullimi nis nga gushti i vitit të kaluar. Atletja ka deklaruar më herët se është e pastër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat