Kastrati letër falënderimi për Klubin e Atletikës “Rogana”

Atletika

Kastrati letër falënderimi për Klubin e Atletikës “Rogana”

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 21:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari, Qëndron Kastrati, së bashku me Shefin e Kabinetit, Meriton Ramabaja dhe zyrtarin nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Shehat Rrudhani, kanë pritur në takim udhëheqësin e Klubit të Atletikës “Rogana” Zijadin Kryeziun, së bashku me atletët Musa Hajdari dhe Astrit Kryeziu.

Gjatë këtij takimi kryetari Kastrati iu ndau edhe Letër Falënderimi për përfaqësimin dinjitoz në fushën e sportit dhe atletikës.

I pari i komunës duke u shprehur mirënjohje për kontributin e dhënë tha se Klubi i Atletikës “Rogana” janë duke na përfaqësuar denjësisht.“Në emrin tim personal, si dhe të të gjithë qytetarëve të Komunës së Kamenicës, ju shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për gjithë kontributin e dhënë dhe angazhimin e vazhdueshëm që keni bërë për komunën tonë, duke na përfaqësuar denjësisht në fushën e sportit dhe atletikës.

Duke ju uruar suksese dhe gjithë të mirat, ju lutem pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, tha Kastrati.Ndryshe, atletët nga Klubi i Atletikës “Rogana”, javën që lam pas morën dy medalje në garat e Atletikës në San Marino.Musa Hajdari në distancë prej 800 metra fitoi medaljen e argjend, ndërsa Astrit Kryeziu në po të njëjtën disiplinë fitoi medaljen e bronzët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat