Piu gabimisht ilaçin e fëmijës, kampioni i botës i shpëton dënimit

Atletika

Piu gabimisht ilaçin e fëmijës, kampioni i botës i shpëton dënimit

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 11:10
Piu gabimisht ilaçin e fëmijës, kampioni i botës i shpëton dënimit

Ish-kampioni i botës në garën e 100 metrave me pengesa, atleti rus Sergey Shubenkov, i ka shpëtuar një dënimi për përdorim dopingu, pasi doli i pafajshëm. Në dhjetor të vitit 2020, ai doli pozitiv me acetamizol, një “agjent maskues”, pas një kontrolli antidoping të kryer nga WADA.

Kjo çështje i kaloi komisionit disiplinor, që pas një hetimi e pranoi justifikimin e atletit, se kjo substancë e ndaluar ishte marrë gabimisht prej tij. Kjo substancë ishte në një nga mjekimet që merrte fëmija i tij 3-muajsh. Sipas atletit rus, një fëmijë i kësaj moshe merr mjekimin përmes shurupeve të ndryshme.

Në përgatitjen e këtij mjekimi, pluhuri ishte shpërndarë gabimisht në kuzhinë dhe ishte pirë edhe nga atleti Sergey Shubenkov. Gjatë një testi surprizë antidoping ai doli pozitiv, por për fat të mirë situata u sqarua.

Atleti ka fëlënderuar komisionin që e pranoi justifikimin e tij dhe e nxori të pafajshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat