KOKSH konfirmon ftesën për Izmir Smajlaj

Atletika

KOKSH konfirmon ftesën për Izmir Smajlaj

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 12:40
KOKSH konfirmon ftesën për Izmir Smajlaj

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook” ka bërë me dije se atleti shkodran Izmir Smajlaj ka siguruar kualifikimin në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Ish-kampioni i Europës në sallat e mbyllura në kërcim së gjati do të garojë në Olimpiadë përmes një ftese.

Smajlaj bëhet sportisti i dytë nga atletika që shkon në Olimpiadë, pas Luiza Gega (është kualifikuar me normë në 3000m/p).

Shqipëria ka marrë deri më tani ftesa edhe në qitje (Manuela Delilaj) e peshëngritje (Erkand Qerimaj). Me normë olimpike i kualifikuar është edhe shtangisti tjetër Briken Calja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat