Halil Sylejmani: ‘Bota sot’, gazeta më e fuqishme 

Atletika

Halil Sylejmani: ‘Bota sot’, gazeta më e fuqishme 

Nga: K.G. Më: 26 qershor 2021 Në ora: 11:58
Halil Sylejmani: ‘Bota sot’, gazeta më e fuqishme 

Presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, tha se gazeta “Bota sot” ka luajtur rol të madh në përgjithësi, sidomos ka qenë zëri i fuqishëm i sportit. Sylejmani është veprimtar i madh sportiv e me dekada ka kontribuar në sportin e atletikës, uron 26 vjetorin e gazetës “Bota sot”.  

“Uroj 26 vjetorin e gazetës ‘Bota sot’, lutem që të jetoj me shekuj.

Unë personalisht dhe federata iu jemi mirënjohës pamasë ndaj ‘Botës sot’ e cila në kohërat më të vështira por edhe me vonë e ka dhënë kontributin e vet, një ndër më bazike për atë arriturat dhe sfidat që i ka pasur gjatë kësaj periudhe atletika. 

Kjo gazetë e ka mbajtur atletikën të veshët dhe të sytë e opinionit, përpos të tjera edhe atletika është aktive, dhe ka treguar rezultate dhe publiku është njoftuar nga vet ‘Bota sot’, si dhe i nderuari  e shumë i çmuar për punën e tij të palodhshme bashkërisht edhe me stafin profesional dhe teknikë të ‘Botës sot’, ka bërë që jo vetëm në atletikë por edhe në çdo lëmi ka informuar opinionin jashtëzakonisht mirë.

Gazetë që është më e fuqishmja, asnjëherë nuk ka anuar vetëm nga një parti apo ndonjë institucion tjetër apo pjesë të sportit, por ka qenë gjithherë e paanshme, profesionale, me kohë ka njoftuar opinionin e gjerë.

Andaj unë personalisht, federata i jemi mirënjohës, derisa ekziston vetë kjo botë. Uroj 26 vjetorin e gazetës”, uron Halil Sylejmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat