Musa Hajdari merr ftesën për përfaqësim në Lojërat Olimpike Tokio 2020

Atletika

Musa Hajdari merr ftesën për përfaqësim në Lojërat Olimpike Tokio 2020

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 12:06
Musa Hajdari merr ftesën për përfaqësim në Lojërat Olimpike Tokio 2020

Atleti Musa Hajdari do të përfaqësojë Kosovën në sportin e atletikës në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Atleti ynë për herë të dytë do të jetë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike, pas debutimit në Rio 2016.

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Federata e Atletikës së Kosovës kanë pranuar ftesën sipas vendit të rezervuar për univerzalitet. Musa garon në disiplinën vrapim 800 metra.

Sporti i atletikës dhe notit marrin ftesa të veçanta nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike dhe krahas një ftese të ndarë për atletikën, sporti i notit pritet të ketë dy ftesa, për të cilat KOK është në pritje të konfirmimit.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka 11 sportistë, përfshirë dy të notit, të cilët do të përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Lojërat Olimpike Tokio 2020 mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat