KA Rogana për Musa Hajdarin: Të paraqiteni sa më mirë

Atletika

KA Rogana për Musa Hajdarin: Të paraqiteni sa më mirë

Nga: K.G. Më: 30 qershor 2021 Në ora: 20:44
Zijadin Kryeziu dhe Musa Hajdari

Atleti Musa Hajdari do të garojë në Lojërat Olimpike – ‘Tokyo 2020’. Ai është ftuar me ftesë dhe është hera e dytë që do të garojë në ngjarjen më të madhe. 

“Musa Hajdari, faleminderit për përkushtimin tuaj, rrugëtimin tuaj jo të zakonshëm gjatë karrierës duke u përcjellur që nga hapat e parë me pengesa prej më të ndryshmeve e që rrallë kush mundë t'i përballonte këto vite me plot sfida e sakrifica.

Vullneti, serioziteti, disiplina e juaj për punë dominoi përballë atyre që energjinë më të madhe e përdorin për të penguar vullnetin dhe vlerat sportive, fatkeqësisht të tillë janë shumë në sferën e sportit. 

Shpresojmë së pari të keni shëndet dhe të paraqiteni sa më mirë me mundësit që keni.

Faleminderit dhe respekt nga kryesia e klubit”, shkruan në faqen e KA Rogana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat