Namibianet nuk lejohen të garojnë në Tokio

Atletika

Namibianet nuk lejohen të garojnë në Tokio

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 16:04
Namibianet nuk lejohen të garojnë në Tokio

Sprinteret namibiane në 400 metra, Kristinë Mboma dhe Beatris Masilingi, u kualifikuan kohët e fundit për Lojërat Olimpike.

Por, Organizata Botërore e Atletikës i eliminoi ato nga gara për shkak të niveleve të larta të testosteronit. Sipas rregulloreve të garës, vrapueset e shpejta nuk i plotësojnë kriteret e garueseve femra, sepse nivelet e tyre të testosteronit janë shumë më të larta se kufiri i pranueshëm.

Mboma dhe Masilingi kanë konkurruar normalisht deri tani, por IAAF dyshoi pas garës në Bidgosz, Poloni. Mboma vrapoi 400 metra në 48.54 sekonda, që është rezultati i shtatë më i mirë në historinë e kësaj disipline. Por, organizatorët menduan se kjo nuk kishte të bënte vetëm me aftësitë e saj, kështu që ata nisën një hetim dhe zbuluan se Mboma kishte nivele më të larta testosteroni, ashtu si kolegia e saj Masilingi.

Organizata Botërore e Atletikës u dha dritën jeshile për të performuar në Tokio vetëm nëse ulnin nivelet e testosteronit përmes pilulave të kontrollit të lindjes, kontraceptivëve.

Namibianet nuk pranuan ta bënin kurën dhe ne ndoshta nuk do t’i shohim ato në Tokio, edhe pse u kualifikuan në Lojërat Olimpike. Vrapuesja e Afrikës së Jugut në 800 metra, Kaster Semenia, ka vite që lufton me të njëjtat probleme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat