Halil Sylejmani: Muhameti dhe atletika e artë në Kosovë 

Atletika

Halil Sylejmani: Muhameti dhe atletika e artë në Kosovë 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 korrik 2021 Në ora: 21:32
Halil Sylejmani

Sukses i jashtëzakonshëm jo vetëm për atletikën por për tërë sportin e Kosovës.

Atleti Muhamet Ramadani është kampion i ri i Evropës për U-20, i cili me këtë sukses ka bërë jehonë të madhe në mbretëreshën e sporteve në Kontinentin e Vjetër. 

Ramadani fitoi medaljen e artë në hedhjen e gjyles 6 kilogramë.

Image

Rezultati më i mirë i tij në finale ishte 19.90 metra.

Ramadani tregoi edhe një herë potencialin që ka, duke shënuar suksesin më të madh të tij në karrierën e deritashme në garën më të madhe evropiane.

Presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, tha se është një sukses dhe Muhameti është një sportist me potencial, një dhuratë prej Zotit. 

“Ne atletika, unë, trajneri, atleti etj. kemi pasur mendim që do të jetë kampion i Evropës, mirëpo në arenën ndërkombëtare nuk besoj që e kanë menduar se do të jetë kështu i artë. 

Edhe unë mendoj që Muhameti dhe atletika është e artë në Kosovë. Them të drejtën kanë punuar trajneri dhe ai, ne si federatë e atletikës por edhe personalisht i kam afruar gjithçka moralisht, materialit edhe forma të tjera nëse ka nevojë 

Kam qenë i gatshëm të jam ndihmës në çdo gjë.

Unë mendoj, ky garues është një dhuratë nga Zoti, por angazhimi i tij, trajnerit dhe sugjerues të tjerë, e kanë bërë që Muhameti të jetë ia artë. Gjithashtu edhe atletika e Kosovës është vënë për të dytën herë e artë evropiane”, thotë Sylejmani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Më tej tha se jo vetëm Muhameti por edhe atletët tjerë kanë nevojë për ndihmë materiale dhe në infrastrukturë. 

“Them të drejtën, nuk është i mjaftueshëm vetëm angazhimi ynë për të arritur rezultatet por edhe shoqëria dhe organet gjegjëse kompetente për ta ndihmuar jo vetëm Muhametin por edhe atletët etj. si nga baza materiale dhe infrastruktura, e cila është një ndër çështje me më rëndësi për të arritur rezultatet.

Nuk them që ministria për sport e Kosovës që nuk e ka ndihmuar Federatën, e ne nga federata atletët, nga aspekti material, por lirisht mund të them, nga aspekti infrastrukturor mund të krahasohet me zero për qind.

Besoj që tani e tutje ndoshta si shkak edhe medaljet e arta të fituara nga atleti do të ndikojë tek Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, të ndërtoj një fushë sportive me shtigje të atletikës, ia ka borxh atletikës këtë gjë.

Kërkoj nga organet kompetente të Kosovës, që atletikën e Kosovës, ta konsiderojnë si mbretëreshë e sportit dhe e artë në Evropë e ndoshta edhe në botë”, nënvizoi Sylejmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat