La punën për t’u fokusuar në sport

Atletika

La punën për t’u fokusuar në sport

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 11:21
La punën për t’u fokusuar në sport

Atletja britanike, Charlotte Worthington arriti të rikthehet pas një rrëzimi në tentimin e pare në stilt ë lirë me BMX për ta fituar më pas medaljen e artë.

25-vjeçarja, e cila hoqi dorë nga puna e saj si kryekuzhiniere për t’u fokusuar në sport në vitin 2017, arriti 97.50 pikë në tentimin e dytë për t’u shpallur kampione olimpike.

“Ishte e pabesueshme,” tha Worthington kur u pyet për përplasjen kryesore.

“Unë nuk e kam bërë atë truk për një kohë të gjatë, por ne jemi përpjekur të përsosim atë truk të madh dhe kur e bëmë ne menduam,” ky është ai “.

Nëse nuk do të ishte për Hannah Roberts, ne nuk do t’i bënim këto truke. Është shumë punë e madhe e shpaguar më në fund” – u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat