Hajdari: Nuk ishte rezultati që e donim 

Atletika

Hajdari: Nuk ishte rezultati që e donim 

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 12:55
Hajdari: Nuk ishte rezultati që e donim 

Atleti Musa Hajdari, anëtar i Kombëtares së Kosovës, ka thënë se e ka ditur se do të jetë shumë vështirë në disiplinën 800 metra në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”. 

“E kemi ditur që do të jetë shumë vështirë për shkak të konkurrencës së madhe. 

E kemi ditur se është e vështirë të kalohet grupi, bazuar në evoluimin e rezultateve të viteve të fundit. 

Grupi që kisha ishte më i shpejti dhe kjo nuk më konvenoi në ritëm. 

Nuk ishte rezultati që e donim, sepse bazuar në matjet që i kemi pasur, është dashur të jem dy sekonda më shpejtë”, tha Musa Hajdari për faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat