Italia po arrin të bëjë mirë edhe në Lojërat Olimpike

Atletika

Italia po arrin të bëjë mirë edhe në Lojërat Olimpike

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 15:42
Italia po arrin të bëjë mirë edhe në Lojërat Olimpike

Italia po arrin të bëjë mirë edhe në Lojërat Olimpike, vetëm 1 muaj pasi u shpall kampione Europe në futboll.

Sportistët italianë kanë arritur të sigurojnë 3 medalje ari deri tani, teksa dy janë fituar vetëm ditën e sotme. Xhianmarko Tamberi fitoi medalje ari në kërcim së gjati duke arritur lartësinë 2 metra e 37 centimetra.

Por ende pa mbaruar entuziazimi për Tamberin, një tjetër sportist italian triumfoi me medalje ari. Ishte radha e sprintjerit Marsel Xhakobs të triumfojë në garën e 100 metrave duke arritur në finish në kohën 9 sekonda e 80 të qindat.

Një sukses mjaft i madh për Italinë që vazhdon paraqitjet dinjitoze në sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat