Jacobs trondit

Atletika

Jacobs trondit

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 17:13
Jacobs trondit

Sprinteri italian Lamont Marcell Jacobs ka tronditur duke e fituar medaljen e artë olimpike në vrapim të shpejtë 100 metra në Tokio 2020 të dielën.

Jacobs, i cili në vitin 2018 ndërroi garë duke kaluar nga kërcimi i gjatë në vrapim, doli i pari në finalen në 100 metra me kohën 9.80 sekonda, vetëm katër të qindtat e sekondës më shpejtë se amerikani Fred Kerley që e fitoi medaljen e argjendtë.

“A mund t’i kemi dy të arta?” – Italiani e ndan vendin e parë me kundërshtarin nga Katari

Andre de Grasse i Kanadasë e fitoi medaljen e bronztë olimpike për herë të dytë radhazi pasi foli i treti.

Kampioni i botës Christian Coleman dhe Trayvon Bromell, i cili është më i shpejti në botë në vitin 2021, munguan në finale.

Coleman, u pezullua nga Tokio 2020 pasi mungoi në testet për doping, ndërsa Bromell u eliminua në gjysmëfinale.

Pak njerëz e kishin cilësuar si favorit Jacobsin, i cili u lind në Tekas nga një baba amerikan por u zhvendos në atdheun e nënës së vet në Itali para ditëlindjes së parë.

Hera e parë që Jacobs e kishte kaluar pengesën 10 sekonda në vrapim 100 metra ishte në maj të këtij viti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat