Natyra Malo, kampione e Maqedonisë së Veriut

Atletika

Natyra Malo, kampione e Maqedonisë së Veriut

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 20:19
Natyra Malo, kampione e Maqedonisë së Veriut

Në stadiumin e qytetit në Shkup u zhvillua kampionati shtetëror i  Maqedonisë së Veriut në atletikë për U-18.

Në këtë kampionat u paraqitën edhe atletet e klubit të atletikës “Drini”, me 4 sportiste edhe ate: Natyra Malo, Stina dhe Prina Hoxha dhe Velerda Seferi.

Ato u paraqitën në disiplinën 100 metra dhe në stafetën 4x100m.  Natyra Malo e cila është edhe kampione shteti në moshën e senioreve, në këtë kampionat nuk e pati shumë të vështirë, pasi vrapoi me moshataret e veta dhe bindshëm ishte më e mira dhe me plotë meritë u shpall kampione shteti U18.

Paraqitje të shkëlqyer bëri edhe Stina Hoxha, e cila i ka vetëm 12 vite dhe u radhit në pozitën e 6-të nga 18 garuese.

Atletet Velerda Seferi, Prina dhe Stina Hoxha dhe Natyra Malo shkëlqyen edhe në disiplinën e stafetës 4×100 metra, ku u radhitën të dytat me vet 0.3 sekonda më pak se vendi i parë.

“Duke marrë parasysh, temperaturat shumë të larta, stërvitjet ku ne i bëjmë, në stadium futbolli dhe jo në tartan atletike, pasi qyteti jonë nuk jep këto mundësi, si trajner i klubit, jamë shumë i kënaqur me rezultatet e arritura, në këto aktivitete, si brenda dhe jashtë shtetit.

Ky aktivitet, njëherësh kishte edhe karakter përzgjedhës për kampionatin Ballkanik U18, i cili do të zhvillohet në datën 13/14 gusht 2021 në Serbi. Talentja e klubit tonë Natyra Malo, plotësoj kushtin dhe do të jetë pjesëmarrëse në këtë kampionat Ballkanik”, deklaroi trajneri prof. Alim Hajredini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat