Biles e fiton medaljen e bronztë olimpike

Atletika

Biles e fiton medaljen e bronztë olimpike

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 12:18
Biles e fiton medaljen e bronztë olimpike

Simone Biles e ka fituar medaljen e bronztë në finalen e trarit të ekuilibrit në Lojërat Olimpike në Tokio, në rikthimin e saj në garën olimpike të gjimnastikës.

Triumfi i saj sot është mjaft domethënës për të, pasi para disa ditëve ajo ishte tërhequr nga gara, pikërisht në këtë Olimpiadë.

Gjimnastja amerikane nuk ka garuar që prej finales ekipore javën e kaluar, ku ajo u paraqit në kërcim kali por jo edhe në aparaturat e tjera, duke thënë se donte ta mbronte shëndetin mendor.

24-vjeçarja, katër herë kampione olimpike, vlerësohet si gjimnastja më e mirë amerikane në histori dhe ishte favorite para lojërave.

Biles e fitoi medaljen e bronztë në Rio 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat