Varholm me rekord të ri të botës në 400 metra

Atletika

Varholm me rekord të ri të botës në 400 metra

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 12:32
Varholm me rekord të ri të botës në 400 metra

Dita e pestë e garave në atletikë u hap me rekord bote në Lojrat Olimpike “Tokio 2020”.

Norvegjezi, Karsten Varhollm arkëtoi medaljen e artë në garën e 400 metrave me pengesa, duke vendosur rekord të ri të botës.

Me këtë rast , Varhollm përmirësoi rekordin e vjteër për 76 të qindat, duke vendosur rekordin me kohë 45.94 sekonda. Në vendin e dytë u ndal amerikani rej Benxhamin , para braziliani Alison Dos Santos.

Ndërkohë Millalko Mihambo nga Gjermania është kampion e re olimpike në disipinën e kërcimit në gjatësi.

Atletja gjermane, regjistroi gjatësinë prej 7 metra, e mjaftueshmë për vendin e parë dhe medaljen e arrit. Në vendin e dytë u ndal Britni Riz nga Britania e Madhe me 6.97 metra, ndërsa në medalja e bronzit i takoi Ese Brume-s nga Nigeria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat