Ja sa vlen në dollarë triumfi në 100 metra

Atletika

Ja sa vlen në dollarë triumfi në 100 metra

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 14:03
Ja sa vlen në dollarë triumfi në 100 metra

Marcell Jacobs, kampioni olimpik i 100 metrave, është personazhi i momentit në Itali dhe në botës.

Medalja e artë më prestigjioze nga 339 Tokios është e tija. Një medalje ai i ndryshon jetën një atleti, ajo e 100 metrave ndryshon të tijën dhe atë të tre brezave të tjerë të pasardhëve të tij.

Ekspertët e marketingut sportiv nuk kanë dyshime mbi këtë ekuacion. Nëse do vërtetohet, Jacobs do ta zbulojë shumë shpejt. Koha 9’’80 me të cilën ka siguruar arin në Tokio 2020 do ta projketojë në një plan të ndryshëm, edhe në aspektin ekonomik.

Jo vetëm për 180 mijë bruto që do të marrë nga Coni për fitoren, por për gjithçka rrotullohet rreth kësaj arritje të madhe.

Në SHBA i kanë dhënë një vlerë që tani efektit të menjëhershëm të suksesit të tij: një faqe e specializuar USA ka llogaritur se në një periudhë afatshkurtër fitorja në 100 metra do t’i sjellë Jacobs 5 milionë dollarë (4.2 milionë euro).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat