Atleti polak: Ta kuptojmë se a është vajzë apo jo

Atletika

Atleti polak: Ta kuptojmë se a është vajzë apo jo

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 11:25
Atleti polak: Ta kuptojmë se a është vajzë apo jo

Christine Mboma, atletja nga Namibia që po garon në 200 metra vrapim në Lojërat Oimpike në Tokio, është bërë temë diskutimi sërish edhe në Lojërat e kësaj vere.

18-vjeçarja, e cila ka hiperandrogenism, një gjendje që prodhon më shumë testosterone se normal në trupin e njeriut, pati kohë mbresëlënëse, 21.97 sekonda, në gjysmëfinalen e 200 metrave vrapim në konkurrencën e vajzave.

Ajo e ka ndarë opinionin me paraqitjet e saj dhe ish-sprinteri polak Marcin Urbas ka dalur haptazi me kritika të ashpra ndaj saj.

“Dëshiroj të kërkoj test gjithëpërfshirës ndaj Mboma për ta kuptuar nëse ajo është vajzë”, tha Urbas.

“Përparësi që testosteronet i japin Mbomas ndaj garueseve të tjera shihet qartazi. Në ndërtim, lëvizje, teknik dhe në shpejtësi dhe qëndrueshmëri”, shtoi ai.

Ai e bëri edhe një krahasim mes kohës së saj më të mirë në 200 metra dhe kohës së vet.

“Ajo i ka parametrat e një djali 18-vjeçar. Në moshën e saj koha ime më e mirë ishte 22.01 sekonda dhe ajo arriti kohën 21.97 sekonda në Tokio”, nënvizoi ai.

“Ne do të vazhdojmë të mendojmë se ajo është e drejtë dhe e barabartë, por është një padrejtësi e qartë ndaj vajzave të cilat janë vajza”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat