Dështimi

Atletika

Dështimi

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 11:45
Dështimi

Dështimi i ekipit amerikan të meshkujve për ta arritur finalen në garën e famshme  4×100 metra në Lojërat Olimpike 2020.

Katërshja amerikane Trayvon Bromell, Fred Kerley, Ronnie Baker dhe Cravon Gillespie përfunduan në vendin e gjashtë në grupin e tyre gjysmëfinal me kohën 38.10 sekonda,.

Kjo kohë ishte e pamjaftueshme, jo vetëm për të fituar medalje olimpike, por edhe për ta arritur finalen në 4×100 metra.

Prandaj, sprinteri legjendar amerikan Cal Lewis e ka quajtur plotësisht te turpshëm vrapimin e tyre.

“Ekipi i SHBA-së bëri gjithçka gabim në rellin e meshkujve. Sistemi i pasimit të stafetës ishte gabim, atletët vraponin gabimisht dhe ishte e qartë se nuk ishte lidership”, tha Lewis.

Kina e fitoi grupin me kohën 37.92 sekonda dhe Kanadaja doli e dyta dhe Italia e treta.

Gjermania ishte e katërta dhe Gana e pesta, pra të gjitha para SHBA-së në grup.

Në një reagim në rrjetet sociale, Lewis e krahasoi ekipin amerikan me atletët e rinj amatorë të SHBA-së.

“Ishte turpërim i madh dhe plotësisht e papranueshme për një ekip amerikan të duket më keq se fëmijët e AAU-së (Unioni Atletikës Amatore)”, shkroi ai.

Ekipi amerikan e ka fituar Kampionatin Botëror 2019 në stafetën 4×100 metra, por nuk ka fituar medalje të artë olimpike në këtë garë që prej vitit 2000.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat