“Katër Ferrarit” me medajlje të artë: Fitorja e papritur e Italisë në stafetë për meshkuj

Atletika

“Katër Ferrarit” me medajlje të artë: Fitorja e papritur e Italisë në stafetë për meshkuj

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 20:40
Tokio

Italia është pretendente e fortë e garave të shpejtësisë në atletikë. Këtë radhë në Tokio, ekipi italian arriti jo vetëm të ruajë famën që ka në këto gara, por të marrë edhe medalje tëartë.

Sprintjeri italian Marcell Jacobs, pas medaljes së artë në garën e 100 metrave, ka tani edhe një medalje tjetër të artë si pjesë e ekipit të stafetës 4x100 metra për meshkuj.

Pas fitores së papritur në këtë garë, ekipi Italian ka marrë tashmë nofkën “katër ferrarit”.

Image
Lamont Jacobs 

Siç e pohuan edhe vetë konkurrentët, ishte më tepër se ç’kishin shpresuan të arrinin kur u hapën Olimpiket.

Britania doli në vend të dytë, ndërsa Kanadaja në vend të tretë.

Xhamajka, për vite me radhë ndër pretendetet kryesore për medaljen e artë në garën e stafetës për meshkuj, tani pa Usain Boltin si pjesëtar i ekipit u rrendit e pesta duke pasuar Kinën në vend të katërt./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat