Lojërat Olimpike mbyllen me veprimin e turpshëm të francezit, i heq...

Atletika

Lojërat Olimpike mbyllen me veprimin e turpshëm të francezit, i heq...

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 16:49
Lojërat Olimpike mbyllen me veprimin e turpshëm të francezit, i heq...

Ashtu siç e do edhe tradita, në mbyllje të Lojërave Olimpike ishte koha e maratonës.

Por kur pritej që ky organizim të mbyllej në mënyrën më të mirë, vjen veprimi skandaloz dhe i turpshëm i atletit francez, Morhad Amdouni.

Asnjë mesazh për të përcjell nëpërmjet sportit dhe shumë i dënueshëm nga të gjithë personalitetet e njohura.

Në mesin e garës, teksa po kalohej një tavolinë ku ishin vendosur shishe uji për të gjithë konkurrentët që të shuanin paksa etjen nga rruga e gjatë që po përshkruanin, Amdouni i ka befasuar të gjithë.

Atleti francez ka marrë një shishe uji për veten e tij dhe më pas ka derdhur të gjitha të tjerat që gjendeshin në tavolinë. Kështu i hiqte mundësinë të gjithë rivalëve që vinin pas tij që të të shuanin etjen për të siguruar sadopak lënien e tyre mbrapa në renditje.

Por as ky veprim skandaloz nuk e ka shpëtuar francezin që mori vetëm vendin e 17.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat