KA Malisheva fajëson Komitetin Paraolimpik të Kosovës për Grevist Bytyqin 

Atletika

KA Malisheva fajëson Komitetin Paraolimpik të Kosovës për Grevist Bytyqin 

Nga: K.G. Më: 20 gusht 2021 Në ora: 11:24
KA Malisheva fajëson Komitetin Paraolimpik të Kosovës për Grevist Bytyqin 

Klubi i atletikës Malisheva ka reaguar në lidhje me Komitetin Paraolimpik të Kosovës. 

Sipas tyre, për shkak të neglizhencës së Komitetit Paraolimpik të Kosovës,  Grevist Bytyqi nuk mund të përfaqëson Kosovën në Tokio.

“Atleti Grevist Bytyqi për shkak të neglizhencës së Komitetit Paraolimpik të Kosovës nuk mundet të përfaqësoi Kosovën në Lojërat Paraolimpike që do mbahen në Tokio.

Atleti ynë përkundër gjendjes së tij fizike në çdo garë është në mesin e fitueseve andaj përformanca e tij do ishte shume e mirë në garat ndërkombëtare për kategorinë e tij.

Kjo nuk po bëhet e mundur sepse Komiteti Paraolimpik i Kosovës nuk është anëtar i Komitetit Paraolimpik ndërkombëtar”, ankohet KA Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat