Operohet atleti më i mirë në Kosovë

Atletika

Operohet atleti më i mirë në Kosovë

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 12:25
Operohet atleti më i mirë në Kosovë

Atleti më i mirë në Kosovë, Musa Hajdari, është operuar. Lajmin e ka konfirmuar trajneri i tij, Zijadin Kryeziu.

Hajdari ishte pjesëmarrës në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”. 

“Në Spitalin "Otrilla" është operuar atleti ynë Musa Hajdari. Pas një lëndimi në gjurin e djathtë dhe ekzaminimeve të thella u vërtetua se kemi të bëjmë me një lëndim të meniskusit të brendshëm dhe nuk mundë të vazhdojmë tutje me stërvitje dhe aktivitete garuese. 

Me rekomandim të ortopedit Dr.Bujar Shabani, atleti ynë me urgjencë iu nënshtrua operimit, operacioni është kryer me sukses sa i përket ndërhyrjes kirurgjike, tani të shohim si po kalon faza pasoperative, rikuperimi e deri në fillimin e aktivitetit të plotë stërvitor.

Sipas ortopedit Dr.Bujar Shabani që e kreu operimin, periudha e rikuperimit deri në fillimin e aktivitetit të plotë stërvitorë do të zgjatë 3-4 muaj që nënkupton në muajin janar të fillojmë stërvitjet përgatitore për vitin 2022. 

Tani është e ditur se për garat në terrene të mbyllura që mbahen në stinën e dimrit Musa Hajdari nuk do të mundë të paraqitet, e rëndësishme tani për tani është që rikuperimi të ec mirë, mos të kemi probleme me gjurin dhe të vazhdojmë tutje për garat që fillojnë nga fundi i majit 2022 e tutje.

Ne kryesia e klubit i urojmë shërim të shpejtë e rikuperim të suksesshëm, lutemi dhe urojmë që t'i kthehet sa më shpejtë që është e mundur shtegut të Atletikës, ne besojmë fuqishëm se Kampioni ynë do e kalojë edhe kët sfidë sepse gjatë karrierës ka kaluar pengesa dhe sfida edhe më të mëdha se kjo”, njofton KA Rogana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat