Varholm, nuk njeh disfatën plot 3 vite

Atletika

Varholm, nuk njeh disfatën plot 3 vite

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 11:31
Varholm, nuk njeh disfatën plot 3 vite

Kampioni olimpik dhe kampioni i botës në 400 metra me pengesa, Karsten Varhollm, është fitues i trofeut kryesor në këtë disiplinë për vitin 2021 në Ligën e Diamantit.

Norvegjezi trumfoi në Cyrih, me kohë 47.35 sekonda, duke lënë pas Alison dos Santos nga Brazili me kohë 47.81 sekonda.

Në vendin e tretë u ndal Kajron Mekmaster me kohë 48.24 sekonda.

Në konkurencën e femrave, Femke Boll ishte më e shpejtë në 400 metra me pengesë, duke vendosur rekord të ri të turneut në Cyrih, me kohë 52.80 sekonda. Podiumi u kompletua nga Shamier Litll dhe Ana Rizhikova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat