Fituesit e maratonës në Shkup

Atletika

Fituesit e maratonës në Shkup

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 12:45
Fituesit e maratonës në Shkup

Maratonomakët më të mirë nga Maqedonia, Dario Ivanovski dhe Andrijana Pop Arsova, janë fitues të “Maratonës së Shkupit”.

Në konkurencën e meshkujve, dominoi Ivanovski , duke mbyll maratonën me kohë 2 orë, 21 minuta e 17 sekonda dhe duke lënë pas boshnjakun Mladen Stevanoviq dhe gjermanin David Perliç, që erdhën në cak më vonesë prej 13, respektivisht 17 minutash.

Në konkurencën e femrave, Pop Arsova vendosi rekord të ri të Maqedonisë me kohë 2 orë, 40 minuta e 36 sekonda, duke përmirësuar rekordin e vjetër për 3 minuta. Pas saj në cak erdhën Silvia Jukaila nga Ekuadori dhe Biljana Kiraxhieva.

Ndërkohë në gjysmëmaratonën, fitues ishte Cenkov nga Bullgaria, që la pas Frimenin nga SHBA dhe Mamushajn nga Shqipëria. Ndërkohë te femrat, më e shpejta ishte MIljana Ristiq, duke lënë pas Kendresa Ramadanin dhe Sanja Najdovskën.

Kujtojmë se në edicionin e sivjetshëm të “Maratonës së Shkupit”, morrën pjesë rreth 150 maratonomak nga 40 shtete të ndryshme të Evropë dhe botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat