Luisa Gega, e pesta në Diamond League

Atletika

Luisa Gega, e pesta në Diamond League

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 22:56
Luisa Gega

Luiza Gega u rendit e pesta në garën e 3000 metrave me pengesa në mitingun e Oslos në Diamond League duke bërë një paraqitje të shkëlqyer në një prej turneve më prestigjozë botërorë. Atletja shqiptare jo vetëm që bëri një paraqitje shumë të mirë në pistë duke qenë europiania e dytë që mbërriti në finish ndërsa në total u rendit e pesta por gjithashtu vendosi dhe një rekord të ri kombëtar në këtë disiplinë teksa në fund regjistroi kohën e 9 minuta 26 sekonda e 5 të qindtat.

Gara u dominua në fakt nga dyshja afrikane, Tanui e Kenias dhe etiopiania Asefa që krijuan një diferencë të ndjeshme me ndjekëset, ndërsa në vendin e 3-të u rendit zvicerania Schlumpf. Gega ishte dhe pranë vendit të katërt, por një tjetër keniane Purity Kirui arriti përpara saj në finish. Falë vendit të pestë, Luiza Gega arriti të marrë dhe katër pikë në renditjen e përgjithshme të Diamond Legue duke u konfirmuar dhe njëherë tjetër si mbretëresha e atletikës shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat