Përballemi me probleme!

Atletika

Përballemi me probleme!

Nga: Suad Kryeziu Më: 26 qershor 2017 Në ora: 18:00
Suad Kryeziu

Debate

Viti 2017 pa dyshim është vit i mirë për atletikën. Kemi rezultate dhe lëvizje goxha të mira edhe pse përballemi me probleme shumë të mëdha dhe në këtë vit si viteve tjera për arsye se nuk e kemi ende asnjë shteg të atletikës të gatshëm për t’i zhvilluar garat që janë në kalendarë dhe kjo është një gjë shumë e vështirë që të arrihen rezultate të mëdha. Nëse nuk kemi gara sa më shumë dhe të përmirësojmë rezultatet, ne detyrohemi të bëjmë gara jashtë vendit për të mos mbetur pa asnjë garë, por mendoj se nuk është zgjidhje kjo, sepse kaluan shumë muaj e shumë vite që nuk e kemi asnjë shteg që i plotëson standardet e IAAF-it për t’i zhvilluar garat dhe kjo do të ndikoj negativisht tek atletët tanë.

Sepse edhe ashtu jemi të izoluar, nuk mundemi të garojmë në çdo garë për shkak të problemit të vizave që nuk mund të pajisemi edhe aq lehtë dhe përballemi me shumë probleme, tani në këtë muaj kombëtarja e Kosovës ka pasur të udhëtojë për në Maltë për pjesëmarrje në Kampionat Evropian të ligës së tretë, por si pasojë e disa problemeve për mos marrjen e vizave nuk na u mundësua pjesëmarrja në atë garë, mendoj se do t’i kishim...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat