Bolt mes lotëve

Atletika

Bolt mes lotëve

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 11:31
Usain Bolt

Atleti xhamajkan Usain Bolt ka fituar garën e 100 metrave të zhvilluar në Ostrava, një nga pistat e tij të preferuara, ku garoi për të nëntën herë në 12 vitet e fundit. Kjo ishte hera e fundit që sprinteri xhamajkan zbriti në këtë pistë, pasi siç dihet, Bolt do të tërhiqet nga sporti në fund të sezonit. Mbrëmë, rekordmeni i botës garoi në 100 metra, duke fituar pa shumë probleme garën, me kohën 10”06.

Një garë jo e përkryer e xhamajkanit që gjithsesi nderoi eventin dhe tregoi se nuk ka rivalë në pistë (i dyti u rendit kubanezi Perez me 10”09). Por Bolt duhet të shqetësohet 40 ditë para Botërorit të Londrës, pasi rivalët do të jenë më të shumtë e më të fortë. “Kam patur disa probleme të vogla fizike kohët e fundit dhe do të vizitohem tek një mjek”, tha Bolt pas garës, duke falënderuar 15 mijë tifozët e pranishëm në stadium. “Ky vend e këta njerëz do të qëndrojnë gjithnjë në zemrën time”, tha Bolt mes lotëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat