Kur serbi i mërzitur nga kapitullimi, shqiptari ia jep dorën me injorancë

Atletika

Kur serbi i mërzitur nga kapitullimi, shqiptari ia jep dorën me injorancë

Nga: Kemajl Goca Më: 13 korrik 2017 Në ora: 13:32
Ivica Matijeviq e Halil Sylejmani

Kur Federata Atletika e Kosovës ishte pranuar me të drejta të plota në Federatën Evropiane dhe në Federatën Botërore të Atletikës, Federata Atletike e Serbisë e kishte përjetuar shumë rëndë dhe ishin mërzitur shumë nga kapitullimi.  Në foto që asnjëherë nuk është publikuar shihet në bluzë të zezë Ivica Matijeviq, sekretar i Federatës Atletike të Serbisë, shumë i mërzitur, duke ia zgjatur dorën kryetari të Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani.

Në fakt, Sylejmani, shihet se ia kishte dhënë dorën me një buzëqeshje mjaft të ftoftë e duke injoruar, për faktin, se e dinte se serbi kishte bërë gjithçka për të penguar pranimin e Atletikës së Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar në vitin 2015 në Lozanë të Zvicrës. “Serbi ia dha dorën shpejt, e uroj  si shpejt e shpejt dhe iku nga aty”, tregon një burim nga Maqedonia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat