Atleti i kombëtares së Kosovës, Astrit Kryeziu, ka arritur rezultat jashtëzakonisht të mirë në Bregun e Fildishtë, ku po mbahen Lojërat e frankofonisë. “Astriti në finale të lojërat e VIII-ta të frankofonisë bëri një paraqitje të mrekullueshme dhe arriti të plasohet i katërti në disiplinën 800 metra me kohë 1:48.67 minuta”, raportohet nga Federata Atletike e Kosovës.
Ky sukses është i jashtëzakonshëm për atletin e klubit kampion Rogana, duke dëshmuar se atletika vit pas viti po shënon rritje.