Shtegu i atletikës është i domosdoshëm në çdo qytet

Atletika

Shtegu i atletikës është i domosdoshëm në çdo qytet

Nga: Suad Kryeziu Më: 28 korrik 2017 Në ora: 19:05
Suad Kryeziu

Debate

Sporti i atletikës është në rrugë të mirë dhe në zinxhirin e rezultateve të mira në arenën ndërkombëtare.  Atletët e atletet e kombëtares së Kosovës me sukses garojnë në garat e ndryshme ndërkombëtare dhe vazhdimisht komplimentohen. Jemi në hap të mirë dhe ka lëvizje të mira edhe në atletikë, pasi që kemi edhe gjenerata të reja që janë duke ecur mirë në përgjithësi. Nëse punohet mirë do të na zëvendësojnë gjeneratën tonë, sepse tani është pak më lehtë. Janë hapur rrugët, vetëm mbetet të punojnë edhe të arrijnë rezultate të mira.

Atletët Astrit Kryeziu, Musa Hajdari, e disa tjerë na prezantuan në garat frankofone në Bregun e Fildishtë. Paraqitja e Musës dhe e Astritit ishte shumë e mirë, pasi që ishte një konkurrencë shumë e fortë dhe atletët tanë e përfaqësuan vendin tonë shumë mirë, u futën në finale dhe ishte një sukses shumë i madh për Kosovën.  Normalisht se mungesa e shtegut për stërvitjen e shumë atletëve e atleteve tona, gjithsesi se e bënë të veten dhe nuk po arrijnë të përgatiten ashtu si duhet. Shtegu pothuajse është primar për çdo atlet, sepse nuk paramendohet të arrihen rezultate shumë kulminante për arsye se në disiplina të shkurta dhe të mesme është i domosdoshëm shtegu i atletikës në çdo qytet, prandaj kjo mund të ndikojë edhe ne që të mos kemi edhe aq shumë rezultate të larta dhe mos të kemi shumë masivitet të atletëve të rinj. Më vitin 2017 shihet një lëvizje por nuk ka edhe shumë ndryshime, por të cilat pretendojmë se me kohë do të arrihen sidomos në rritje të cilësisë.

Është lajm i mirë që ka lëvizje të moshave të reja, janë disa lëvizje të mira të rezultateve në disiplina të mesme, sepse në këtë disiplinë kemi më shumë traditë dhe jemi me të mirë. Fundja, në çdo klub mundohen të organizohen, të sigurojnë kushte më të mira, veçmas janë në kërkim të talenteve të rinj, që në të ardhmen të rriten edhe rezultatet në disa gara ndërkombëtare sidomos të përmirësohen rekordet edhe në nivel kombëtar.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat