Probleme me shteg të atletikës!

Atletika

Probleme me shteg të atletikës!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 19:17
Musa Hajdari

Atletët e Kosovës po hasin në vështirësi të mëdha, sepse iu mungon shtegu i atletikës! I vetmi shteg është në stadiumin “Adem Jashari”, por për të cilën janë ankuar disa herë se nuk është i përshtatshëm për të vrapuar. Atleti më i mirë në vendin tonë, Musa Hajdari, anëtar i kampionit Rogana dhe i kombëtares së Kosovës, thotë se ka qenë një edicion me pak gara.

“Në përgjithësi ka qenë edicion me pak gara, shkaku i problemeve me shteg, gjë që ka ndikuar shumë në përformancën e përgjithshme”, tha Hajdari për gazetën kombëtare “Bota sot”. Atleti i shtigjeve të mesme 800 dhe 1500 metra, tha se kur ke mungesë të shtegut ka shumë vështirësi të stërvitesh. “Thënë të drejtën, një atlet i shtegut, në veçanti në sprint e shtigje të mesme nuk mundet as me paramenduar të ketë sukses pa stërvitje në shteg. Diçka që neve na ka përcjellë me vite të tëra, pra mungesa e shtegut. Fatkeqësisht në dy vitet e fundit, mungesa e shtegu ka qenë edhe për gara se lere më për stërvitje.

Diçka e mirë që vlen të përmendet është shtegu me 4 korsi në qytetin e Gjilanit, e cila na ka lehtësuar punën e stërvitjeve vitin e fundit. Sepse vite me radhë për një stërvitje është dashtë të kalojmë kufi”, ka thënë atleti. Cilat janë synimet në vitin tjetër? “Synimet për vitin e ardhshëm janë që të kemi përformancë më të mirë në 800 metra e diçka risi do të jetë që do të fokusohem me tepër në 1500 metra. Ndërkaq...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat