Mazreku: Synimet e Malishevës, fitoret në garat rajonale

Atletika

Mazreku: Synimet e Malishevës, fitoret në garat rajonale

Nga: Kemajl Goca Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 19:03
KA Malisheva

Klubi i atletikës Malisheva synon rezultate sa më të mira qoftë në Kampionatin e Kosovës qoftë edhe në turnetë ndërkombëtar. Malisheva e filloi mjaft mirë edicionin e ri, duke fituar nëntë medalje (tri të arta, dy të argjendta e katërt të bronzta). Të arta i fituan: Arbnore Berisha (6000 metra – seniore), Lek Mazreku (2000 metra - U 16), Lorent Mazreku (500 metra - U12), ndërsa të argjendtat i fituan Albin Hoti (4000 metra - U20), Olti Bytyqi (1500 metra - U14), kurse të bronzta i fituan Fortesa Berisha (1500 metra - U16), Besian Berisha (500 metra - U12), Arlind Morina (4000 metra - U20), Fatlum Berisha (1500 metra - U14). Trajneri i Malishevës, Adrian Mazreku, tha se ekipi të tij i mungon shtegu. “KA Malishevës i mungon (përfundimi) shtegu i atletikës, i cili ka filluar të ndërtohet vitin e kaluar”, tha Mazreku për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sipas tij, ka shumë të rinj të interesuar të merren me Mbretëreshën e Sporteve: “Interesimi për t’u marrë me atletikë në Malishevë është i madh dhe ka talent të shumtë. Interesimi është rritur falë punës që e kemi bërë këto vitet e fundit, me punën tonë kemi arritur që të shpallemi klubi më i mirë në Malishevë për vitin 2017, po ashtu sportiste e vitit u shpall atletja Arbnore Berisha dhe trajneri i vitit Adrian Mazreku”. Trajneri thotë se atletika ndihmohet në qytetin e tij:

“Atletika në Malishevë ndihmohet pa rezervë nga Komuna e Malishevës ne të gjitha aspektet sidomos në infrastrukturë. Komuna e Malishevës është komuna e vetme në Kosovë që ka filluar të ndërtoi shtegun e atletikës dhe për këtë e falënderojmë kryetarin e komunës Ragip Begaj dhe drejtoreshën për Kulturë Rini dhe Sport znj. Blerta Krasniqi. Klubin tonë e ndihmon posta gjermane herë pas here me paisje sportive dhe në vitin 2018 presim një përkrahje shumë më të madh nga posta gjermane. Këtë ndihmë nga posta gjermane na ka mundësuar atleti ynë Hasan Jonuzaj i cili ka punuar në postë në Gjermani për 15 vite me radhë”. Malisheva ka synime të mëdha. “Synimet tona janë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat