Smajlaj: Krenar që mbajtja titullin, ja çfarë synoj

Atletika

Smajlaj: Krenar që mbajtja titullin, ja çfarë synoj

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 15:40
Izmir Smajlaj

Izmir Smajlaj, pas fitimit të medaljes së artë, është prononcuar në faqen e tij të rrjetit social “Facebook”, duke shkruar: “Të ngresh flamurin kuqezi në Stamboll është një krenari atdhetare. Krenar që mbrojta titullin, dua të jem ambasadori i sportit shqiptar.

Pasditen e djeshme kam fituar titullin e dytë radhazi të kampionit të Ballkanit në garën e kërcimit së gjati për salla të mbyllura. Ndihem mjaft mirë për këtë arritje. Natyrisht që rezultati nuk ka qenë i mirë për mua, 7.80 metra, por në fakt ka qenë një periudhë stërvitjeje me ngarkesë, ngaqë po përgatitem për gara të tjera më të rëndësishme.

Pavarësisht nga kjo, në këtë moment, e rëndësishme është që zura vendin e parë duke e mbajtur titullin e kampionit të Ballkanit, duke llogaritur diferencën me vendin e dytë që ishte 7.00 metra. Kjo do të thotë se titulli i marrë këtë vit ishte i padiskutueshëm dhe nuk u vu në dyshim. Megjithatë, unë jam tepër i kënaqur edhe me këtë arritje.

Dua të bëhem ambasador i sportit shqiptar tek të rinjtë. Të jem një pasqyrë e motivimit për to. Jam shumë i kënaqur për mbrojtjen e titullit. Falënderoj, në radhë të parë, trajnerin tim personal Gjergj Rulin, si dhe të gjithë ata që kanë sponsorizuar për këto arritje. Jam i bindur për fitore të tjera. Synimi im për medalje të artë në Europian për sallat e hapura mbetet i patundur”, është shprehur Smajlaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat