Atleti shkodran Izmir Smajlaj është duke u përgatitur për Europianin që do të zhvillohet pas një jave. Smajlaj duket se është në gjendje të shkëlqyer dhe këtë e ka treguar edhe në stërvitje.
Atleti nga Shkodra ka arritur të kërcejë 8.3 metra gjatë stërvitjes që po zhvillon në stadiumin “Elbasan Arena”. Gjithashtu Smajlaj ka bërë edhe simbolin e shqiponjës në formë festimi.