Kosova me tre atletë në Kampionatin Evropian

Atletika

Kosova me tre atletë në Kampionatin Evropian

Nga: K. G. Më: 6 gusht 2018 Në ora: 15:03
Musa Hajdari

Atletët e kombëtares së Kosovës synojnë paraqitje sa më të mira në Kampionatin Evropian, që mbahet në Berlin të Gjermanisë. Sipas zyrës së federatës, Kosova përfaqësohet me tre atletë, si Musa Hajdari, Gresa Bakraçi, që të dytë në disiplinën 800 metra dhe  Vijona Kryeziu në 400 metra. “Bakraçi vrapon në disiplinën 800 metra (nesër) prej orës 11:05, kurse Musa Hajdari do të paraqitet me 9 gusht (11.30). Ndërkaq, Vijona Kryeziu vrapon në 400 metra, por ende nuk dihet sigurt se do të paraqitet apo jo në garë, shkaku i një lëndimi”, bëhet e ditur nga federata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat