Thyhet rekordi i Kosovës në kërcim së gjati

Atletika

Thyhet rekordi i Kosovës në kërcim së gjati

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 18:10
Thyhet rekordi i Kosovës në kërcim së gjati

Në Mitingun e mbajtur ne Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” atleti Erudit Rysha ishte fantastik. Ai arriti te thyente rekordin shumëvjeçarë të Kosovës në kërcim së gjati me rezultatin 6.98 metra. “Fluturuesi prizrenas tregoi edhe një herë klasin e tij me ç' rast dëshmoi përsëri se me punë arrihen synimet dhe jetësohen ëndrrat! Kujtojmë se Eruditi për 4 vite stagnoi në rezultat teksa ishte peng i "trajnerëve" që dinin aq shumë saqë nuk dinin asgjë. Ndërrimi i ambientit dhe puna profesionale që po bëhet në Klubin Atletik ‘Lidhja e Prizrenit’ padyshim qe ka ndikuar te ky rezultat i jashtëzakonshëm i tij”, thuhet nga KA ‘Lidhja e Prizrenit’. Ai tani ka zënë një vend në mesin e legjendave te qytetit të Prizrenit duke u identifikuar si kërcyesi me i mirë në histori të qytetit dhe jo vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat