Rekord i ri botëror në atletikë

Atletika

Rekord i ri botëror në atletikë

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 13:37
Atleti kenian Eliud Kipchoge

Atleti kenian Eliud Kipchoge vendosi paraditen e së dielës një rekord të ri botëror në garën e maratonës, duke dhënë kohën 2h01’39” në Maratonën e Berlinit. Ai përmirësoi me më shumë se një minutë kohën e mëparshme, 2h02’57”, që ishte vendosur katër vite më parë, po në Berlin, nga patrioti i tij Kiupruto Kimett. “Nuk gjej fjalë të përshkruaj gëzimin pas kësaj gare, pas këtij rezultati. Jam shumë i lumtur dhe krenar që vendosa këtë rekord të ri botëror”, tha Kipchoge pas garës, që e përmirësoi me 1’18” kohën e mëparshme të maratonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat