Drejt Serie A

Atletika

Drejt Serie A

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 17:10
Usain Bolt

Para pak ditësh ka shënuar golat e tij të parë si futbollist profesionist për Central Mariners, skuadër australiane. Pas interesimit të disa klubeve të Serie B, për atletin Usain Bolt duket se ka përfunduar në shënjestrën e Milanit. “Daily Telegraph” ka bërë të ditur se një klub europian i ka ofruar atij një kontratë dyvjeçare. Bëhet fjalë për një klub që është blerë kohët e fundit nga investitorë ambiciozë, që synon kualifikimin në Champions League. Të dhëna këto që përputhen me ato të kuqezinjve, të cilët do të luajnë në janar finalen e Superkupës së Italisë kundër Juventusit. Nuk duhet harruar edhe se Bolt ka të njëjtin sponsor teknik me kuqezinjtë, që është Puma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat