Rekord botëror në garën e Gjysmëmaratonës

Atletika

Rekord botëror në garën e Gjysmëmaratonës

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 16:26
Abraham Kiptum a

Atleti kenian Abraham Kiptum ka vendosur sot një rekord të ri botëror në garën e Gjysmëmaratonës të zhvilluar në Valencia të Spanjës. 30-vjeçari dha kohën 58’18”, duke e përmirësuar me 5 sekonda kohën e mëparshme, që ishte vendosur në vitin 2010 nga Zersenay Tadese i Eritresë.

Keniani mori kryesimin e grupit pas kilometrit të 10-të, duke shtuar ritmin e garës së tij dhe më pas nisi shkëputjen, duke nisur edhe garimin drejt një triumfi të merituar dhe rekordit botëror. Ajo që ra në sy është se pjesa e dytë e garës ishte më e shpejtë se e para nga ana e atletit kenian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat