Në Kosovë kryetari i Federatës Evropiane

Atletika

Në Kosovë kryetari i Federatës Evropiane

Nga: K. G. Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 10:50
Kryetari i Federatës Evropiane të Atletikës Svein Arne Hansen dhe kryetari i Federatës Atletike të Kosovës Halil Sylejmani

Në faqen e Federatës Atletike të Kosovës, njoftohet se në Kosovë ka ardhur numri një i shtëpisë më të madhe të Federatës Atletike Evropiane.  

“Në Kosovë arriti kryetari i Federatës Evropiane të Atletikës Svein Arne Hansen, ku në aeroportin e Prishtinës u prit nga kryetari i Federatës Atletike të Kosovës Halil Sylejmani dhe i dëshiroi mirëseardhje.

Në Kosovë po qëndron edhe Kryetari i Federatës Ballkanike Dobromir Karamarinov, ku do të qëndrojnë për vizitë dyditore përfshirë edhe mbrëmjen Gala të Atletikës”, bëhet e ditur nga FAK-u.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat