Hajdarit dhe Bakraqit iu takoi kurora e më të mirëve

Atletika

Hajdarit dhe Bakraqit iu takoi kurora e më të mirëve

Nga: Kemajl Goca Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 10:31
Gresa Bakraqi

Federata Atletike e Kosovës, është prej federatave të para që shpalli më të mirët për vitin 2018. Në një solemnitet madhështor në Prishtinë, u zgjodhën më të mirët, ku epiteti i atletit më të mirë i takoi Musa Hajdarit dhe atletes Gresa Bakraqit. Në mesin e shumë mysafirëve, i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Federatës Evropiane të Atletikës Svein Arne Hansen. Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, ka folur për sfidat dhe sukseset në vitin 2018, duke pretenduar që viti 2019 të jetë edhe më i suksesshëm se ky vit që po e lëmë pas. Musa Hajdari ka qenë jashtëzakonisht i mirë gjatë këtij viti dhe u përzgjodh atleti më i mirë me 4924.7 pikë, ndërsa pas tij janë Astrit Kryeziu (Rogana) 4115 dhe Valentin Sadiku (Trepça) 3914.88 pikë.

Image

Svein Arne Hansen dhe Halil Sylejmani

Në konkurrencën e femrave, epiteti i më të mirës i ka takuar Gresa Bakraqit të Besës nga Peja, me 4069.00 pikë,  ndër më të mirat janë: Vijona Kryeziu (Rogana) 3965.25 pikë dhe Albina Deliu (Mitrovica) me 3856.5. Ndërkaq, klubi më i mirë u shpall Mitrovica me 1920.5 pikë, pasojnë Llapi 1097 dhe Rogana me 1095. Zijadin Kryeziu është shpallur trajneri i vitit, kurse Banush Dakaj është nderua me çmimin 50 vjet me sportin e atletikës. Atleti Gent Kaja është më i miri për U-20, anëtar i KA Trepça ’89 me gjithsej 3120, ndër më të mirët janë:  Florent Shabani (Mitrovica) me 2053 dhe Fatlum Hyseni (Mitrovica) me 2755. Në kategorinë e junioreve U-20, çmimi i më të mirës i takoi Djellza Selacit nga KA Mitrovica me 3484.5pikë, pasojnë Merisa Bojaxhiu (Prizreni) 3436.5 dhe Lirije Peci (Trepça) 3306. Te veteranët u nderuan Ilir Rrudhani nga Rogana, Zymer Alaj (Juniku), Emin Grajçevci (Blinaja), Ardita Uka (Trepça), Natyra Shala (Besa). Edhe në disiplinat teknike janë shpallur më të mirët. Epiteti i më të mirit i takoi Muhamet Ramadani të Trepçës me 3613.6 pikë, ndër më të mirët janë: Alaudin Suma (Trepça) 3071.35 dhe Sadri Ragipi (Mitrovica) 2474.8.

Image

Musa Hajdari

Kategoria U-14, Amel Abazoviq i (Enver Nelle) është më i miri me 1833.5, pasojnë Luan Hyseni (Mitrovica) 1621.5 dhe Arbias Berisha (Malisheva) 1289.25. Po ashtu janë nderuar edhe Arbesa Shala (Juniku) me 2404.15 pikë, Rinesa Tolaj (Juniku) 2123.75; Suzana Mustafa (Mitrovica) 2049.7; Driola Krasniqi (Theranda) 1798.75 dhe Ariona Bajrami (Theranda) 1718.5. Federata ka shpall me të mirët edhe në kategorinë U-18 te juniorët.

Image

Ardian Peci i KA Mitrovica është miri me 3123 pikë, Leon Toaqi (Rogana) 3001.75 dhe Faton Morinaj (Enver Nelle) 2664, kurse te femrat më e mira u zgjodh Albina Bojaxhiu (Prizreni) me 3414 pikë, pasojnë Duarza Ivanaj (Kalaja) 2982 dhe Valentina Kelmendi (Mitrovica) me 2941.5 pikë. Te pionierët U-16, më i miri është Florent Hyseni (Mitrovica) me 2677.5 pikë, pasojnë Lek Mazreku (Malisheva) 2666.25 dhe Ledion Spahiu (Llapi) 2575.5 pikë, kurse te femrat Sara Susuri (Prizreni) me 3292, Arife Peci (Mitrovica) 3257 dhe Bleona Peci (Mitrovica) 3030.5.

Në kategorinë U-14, Olti Bytyqi (Malisheva) u shpall më i miri me 1588.5 dhe pas tij është Ernis Qestaj i Junikut me 1301.63, ndërsa te femrat Ejona Shala (Llapi) është më e mira me 2940 pikë, Edolinda Alimeha (Besa) 2381 dhe Fillesa Fejziu (Prishtina) 2258 dhe të U-12 Lorent Mazreku (Malisheva) me  894 pikë e Oketa Gega (Besa) 1929. Ndërkaq te U-10, Maldrit Morina (Prishtina) me 6 pikë dhe Erisë Avdullahu (Prishtina) 1784.5 pikë.

Kryetari i federatës i ndan mirënjohje Hansenit për mbështetje të vazhdueshme të federatës atletike, po ashtu kryetarin e Federatës Ballkanike të Atletikës Dobromir Karamarinov dhe Milorad Vuletiçit, kryetar i Federatës Atletike të Malit të Zi, Krsto Serafimovski, kryetar i Federatës Atletike të Maqedonisë dhe kryetari i Federatës Shqiptare të Atletikës Gjergj Ruli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat