BMW dhe Mercedes bashkojnë forcat

Auto

BMW dhe Mercedes bashkojnë forcat

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 12:21
Të dy kompanitë do të ndajnë të gjitha komponentët dhe pjesët që nuk janë unike për atë kompani

Gjigantët gjermanë premium BMW dhe Mercedes Daimler janë duke filluar bashkëpunimin në zhvillimin e platformës, baterisë dhe teknologjisë autonome të automjeteve.

Negociatat janë ende në fazat e hershme, por një rezultat pozitiv pritet pasi dy kompanitë tashmë kanë filluar bashkëpunimin në fushën e ndarjes së makinave.

Sipas Automotive News, të dy kompanitë do të ndajnë të gjitha komponentët dhe pjesët që nuk janë unike për atë kompani.

Rezultatet e këtij bashkëpunimi me siguri nuk do të vijnë shpejt, duke pasur parasysh nivelin e ngadalshëm të zhvillimit në industrinë e automobilave. Bashkëpunimi mes këtyre dy gjigandëve gjermanë nuk është precedent, pasi një vit më parë, VW dhe Ford filluan të punojnë në një rrjet të stacioneve të mbushjes së shpejtë të baterive të makinave elektrike.

Industria e makinave po kalon një periudhë shumë të trazuar, në të cilën prodhuesit të cilët kanë prodhuar motorë me djegie të brendshme për dekada të tëra, kanë kthyer të gjithë fokusin në një segment elektrik.

Kalimi në teknologji të re kërkon investime të mëdha, kështu që bashkëpunimi mes BMW dhe Daimler besohet të ketë filluar për shkak të kostove më të ulëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat