Testohet Mercedesi i ri S-Class

Auto

Testohet Mercedesi i ri S-Class

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 16:55
Mercedesi i ri S-Class

Modeli më i ri i Mercedesit S-Class është fotografuar duke u testuar nëpër rrugë, por nuk pritet të lansohet deri në vitin 2020.

Edhe pse modeli i tanishëm ka pasur sukses, gjiganti gjerman është duke punuar që të sjell pasardhësin e tij krejtësisht të ri që cilësohet si rival i BMW 8 Series.

Mercedesi këtë model pritet ta sjellë me tre opsione në motor, atë me benzinë, naftë dhe hibrid. Detaje tjera ende nuk janë bërë të ditura.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat