VW-së ‘pastrimi’ i skandalit të naftës do t’i kushtojë edhe 2 miliardë euro

Auto

VW-së ‘pastrimi’ i skandalit të naftës do t’i kushtojë edhe 2 miliardë euro

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 16:31
Volkswagen

‘Pastrimi’ i skandalit të naftës grupit Volkswagen Group i ka kushtuar 5.5 miliardë euro këtë vit.

“Gjiganti automobilistik gjerman vitin e ardhshëm do të paguajë edhe dy miliardë euro, dhe në vitin 2020 një miliard shtesë”, tha drejtori i financës VW Frank Witer.

VW, që nga viti 2015, kur shpërtheu skandali "dizel” për mashtrimin në testet e emisioneve të motorëve me naftë, ka paguar rreth 30 miliardë euro  si rezultat i padive nga konsumatorët dhe ndëshkimit nga autoritetet rregullatore.

Volkswagen po fokusohet në zhvillimin e makinave elektrike këtë vit, dhe në fillim të vitit 2019 do të prezantojë anëtarët e parë të familjes ID.

Përveç kësaj, vëmendje e madhe do t'i kushtohet rritjes së shitjeve në Kinë, tregu më i madh i makinave në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat