Çdo Mercedes-AMG GT 4-Door mund të duket sikur ka 630 kuaj fuqi

Auto

Çdo Mercedes-AMG GT 4-Door mund të duket sikur ka 630 kuaj fuqi

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 17:52
Mercedes-AMG GT 4-Door

Ndërsa vazhdojnë diskutimet rreth dizajnit të Mercedes-AMG GT 4-Door, një gjë në lidhje me këtë sedan nuk po diskutohet - performanca.

Në kulmin e ofertës në versionin GT 63 S, konkurrenti i Porsche Panameri, ka një motor V8 binjakë-turbo 4.0 litërsh që zhvillon 630 kuaj fuqi.

Me këtë motor, kjo makinë përshpejton nga vendi deri në 100 km/h për 3,1 sekonda me një shpejtësi maksimale prej 320 km/h. Natyrisht, jo të gjithë mund ta përballojnë këtë version, por Mercedes ka pasur kujdes që të paktën varianti i tij më i lirë të duket po aq "i shpejtë".

Kështu, që për rreth 3,400 euro, konsumatorët e çdo modeli GT 4-Door duke përfshirë nivelin e hyrjes GT 43, pastaj GT 53 dhe GT 63 mund të marrin një paketë të pajisjes Aero Kit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat