KTM X-Bow i përforcuar në 485 kuajfuqi

Auto

KTM X-Bow i përforcuar në 485 kuajfuqi

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 07:43
KTM X-Bow

Modeli X-Bow i kompanisë austriake për vetura sportive, KTM, mund të marrë paketën për modifikim nga kompania Wimmer RST, duke përfshirë edhe paketën për përforcimin e motorit të tij 2.0-litër TSFI.

Ky motor i Audit në KTM X-Bow pas ‘tretmanit’ nga Wimmer RST tani është me kapacitet prej 357 kW/485 kuajfuqi (136 kW/185 kuajfuqi më shumë nga modeli standard).

Tani, ky X-Bow shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 2,97 sekonda dhe deri në 200 km/h për 9,9 skeonda. Po ashtu, motori i këtij modeli është i kombinuar me marshin DSG me 6 shpejtësi.

Gjithashtu, Wimmer RST për këtë X-Bow ofron edhe disa elemente nga fibra të karbonit për eksterierin e ri të tij.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat