Entuziastët e Porsche do donin të jetonin në ndërtesat e reja të kompanisë

Auto

Entuziastët e Porsche do donin të jetonin në ndërtesat e reja të kompanisë

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 07:55
Ndërtesat e reja të kompanisë

Porsche do të nisë një ndërtim të ri në Stuttgart. Gjë që nuk është befasie madhe, pasi kompania është e vendosur në këtë qytet Gjerman dhe ka shërbyer si bazë për shumicën e organizimeve që ka zhvilluar.

Por, ndërtesat e fundit, janë ambiente ku me të vërtetë mund të jetohet. Me lokacion në një prej hapësirave më të rëndësishme të qytetit, do të ndërtohet Porsche Design Tower, si dhe Porsche Center e kompletuar me ekspozita, galeri dhe punëtori. Si dhe një parking nëntokësore me dy kate, për 340 vetura.

Kjo ndërtesë që ndodhet para muzeut aktual të kompanisë, pritet të përfundohet deri në fund të vitit 2021. Por, është Tower që ka marrë shumicën e vëmendjes. Në 27 katet që ndodhen në 70 metra lartësi, do të ketë banesa, hotele, restorante, zyra dhe hapësira tjera atraktive.

Se si do të duken enterierët e këtyre banesave, ende nuk dihet, por besohet se do jenë luksoze dhe të ngjashme me ato që ndodhen në ndërtesën në Miami të Shteteve të Bashkuara.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat