Subaru WRX STI S209 arrin në Detroit

Auto

Subaru WRX STI S209 arrin në Detroit

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 19:59
Subaru WRX STI S209

Përveç STI Forster dhe Impreze STI, Subaru japonez po përgatit perlën e saj në panairin e veturave në Detroit, i cili fillon më 14 janar.

Subaru do të ekspozojë një version të orientuar nga gara të STI WRX, i cili do të prodhohet në një numër të kufizuar. 

Kompania japoneze nuk njoftoi detaje të performancës dhe zbuloi vetëm maskën e përparme në të cilën dallon distinktivi S209, transmeton KosovaPress. 

Mediat spekulojnë se Subaru WRX STI S209 do të ketë motor të modifikuar 2.5-litra që siguron të paktën 325 kuaj fuqi. 

Kjo përsëri do të jetë më inferiore ndaj versionit TC 380, i cili nga motori 2.0-litërësh zhvillon 380 kuaj fuqi, por është i disponueshëm vetëm në Japoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat