Mazda3 ka fshehur furnizuesin e altoparlantëve në hapësirën më të pazakonshme

Auto

Mazda3 ka fshehur furnizuesin e altoparlantëve në hapësirën më të pazakonshme

Më: 2 janar 2019 Në ora: 09:47
Mazda3

Kur Mazda3 u lansua në Los Angeles Auto Show, ka pasur shumë diskutime për motorin SkyActiv-X si dhe pamjen e pa pritshme.

Për fat të keq, motori që pritet të jetë i fuqishëm, nuk është prezantuar ende, ndërsa kompanisë Mazda i duhet të flet për diçka.

Duke Folur për AudioGuide, Kouta Beppu që është menaxheri i programit të Mazda3, ka thënë se gjëja që i pëlqen më së shumti, është audio sistemi që do ta ketë ky model.

Megjithëse nuk është ndonjë formë që do ta ndryshojë mënyrë e lojës, sikur motori i ri për djegie të brendshme, ka mjaft sekrete interesante.

Për herë të parë deri më tani, basi i altoparlantëve është fshehur në hapësirën më të pazakonshme dhe nuk ndodhet në enterier.

Në mënyrë që zëri të jetë sa më i pastër, ky instrument që furnizon me zë, është i ndarë në dy pjesë, që ndodhen në mbrojtëset mbi të dy rrotat e para.

Image

Shfrytëzuesit e Mazda3 edhe do të dëgjojnë nga altoparlantët e vegjël, por të fuqishëm, që ndodhen në të dy anët e pjesës së përparme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat